Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk është hera e parë që tifozët sillen kështu në Elbasan”, Bujar Pregja i del në krah arbitrit Juxhin Xhaja: Mori vendimin e duhur, klubi organizator duhej të...

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk është hera e parë që tifozët sillen
Ilustrim: Juxhina Xhaja - Bujar Pregja

Sfida mes Elbasanit dhe Tiranës përfundoi me shifrat 1-3 në favor të “bardhebluve”, por në prag të saj pati edhe skena dhune midis tifozërive. Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët vendas sulmuan gjatë ndeshjes edhe arbitrit Juxhin Xhaja.

Ky i fundit u detyrua që të ndërpriste lojën për disa minuta. Pikërisht për këtë situatë dhe vendim të gjyqtarit Xhaja, ka folur specialisti i moviolës, Bujar Pregja. I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, Pregja tha se situata duhej menaxhuar nga klubi organizator, ndërsa e shikon vendimin e Juxhin Xhajës si të drejtë.

“Pse u detyrua Xhaja për të ndërprerë lojën? Ndeshja ka qenë e ngarkuar, sidomos nga ana e tifozëve, ekipi i Tiranës ka pasur një numër të madh tifozësh në “Elbasan Arena”. Natyrisht që dihet edhe historia mes dy tifozërive që nuk kanë patur marrëdhënie të mira.

Pritej edhe kjo situatë. Ishte përcaktuar një nga arbitrat më të mirë, Xhaja, pikërisht për këtë arsye. Janë raste të përsëritura në Elbasan që tifozëria hedh sende në fushë, kapsolla, fishekzjarrë ndizen. Kështuqë edhe paralajmërimi që bëri Xhaja 2-3 herë gjatë këtij takimi, ato nuk u frenuan. Natyrisht që u detyrua që të futej brenda në dhomat e zhveshjes, për t’u qetësuar.

Nëse ti gjatë ndeshjes krijon shqetësime dhe nuk është situatë e qetë për t’u zhvilluar ndeshja, arbitri fut ekipet brenda. Klubi organizator merr masa, me atë që flet në stadium, me anë të kapitenit”, tha Bujar Pregja.

Poll

Lexo gjithashtu