Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

18 vite më parë i shpëtuan "katastrofës", Teuta beson tek i njëjti "skenar" përballë Pogradecit (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
18 vite më parë i shpëtuan "katastrofës", Teuta
Teuta

Përballja me Pogradecin në finalen e “play-out”-it, e planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 16:00 shihet me fokus maksimal tek Teuta që kërkon të shpëtojë fatet e sezonit, i cili nisi brenda pritshmërive dhe përfundoi “në fije të perit”, duke iu larguar së paku rënies direkte nga kategoria.

Durrsakët do të masin forcat përballë liqenorëve, të cilët eleminuan nga gara për ngjitjen në Superiore Besën e Kavajës, sfidë e cila shkoi deri në shtesë dhe që i dha fitoren pogradecarëve me rezultatin 1-0.

Ndeshja e së shtunës është ajo e “llogarive”, por edhe e “kujtesës”, pasi për “Djemtë e Detit” kjo nuk është hera e parë që e gjejnë veten në një situatë të ndërlikuar, pasi do na duhet të kthehemi plot 18 vite pas.

Asokohe, Teuta luante në “Qemal Stata”, sot i rinovuar me një impant më modern “Air Albania”, e ku përballë kishte Burrelin, sfidë kjo e 24 majit që përfundoi 2-1 në favor të durrsakëve. Në këtë takim ishte protagonist Bledar Hodo me golin e shënuar, sot trajneri që e drejton ndeshjen nga stoli për një tjetër ndeshje që premton emocione të shumta.

Kushedi, fati mund t’i buzëqeshë sërish Hodos, i cili do të përsërisë të kaluarën, por këtë herë në shtëpinë e tyre në stadiumin “Niko Dovana”. Hapat duhen matur mirë, pasi ndryshe nga Burreli i atëhershëm, Pogradeci ka të tjera cilësi dhe nivel që s'duhet nënvlerësuar. 

Poll

Lexo gjithashtu