Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

100 milionë lekë dhe “uri” e madhe, Pogradeci i fut “ethet” Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
100 milionë lekë dhe “uri” e madhe, Pogradeci i fut
Pogradeci

Pogradeci ia doli të triumfoj në finale e madhe të Kategorisë së Parë, faza Play-Off. Ekipi liqenor mposhti Besën e Kavajës në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku vendosi goli i mesfushorit Indio Oliveira, minuta e 105-të.

Euforia dhe optimizmi te ekipi i drejtuar nga Emiljano Çela është i madh dhe misioni Superiore kalon përmes Teutës. Gjatë këtij sezoni, skuadra e Pogradecit ka treguar konsistencë dhe “uri”, ndërsa garuan denjësisht me Skënderbeu dhe Laçin deri në fund për vendet e para.

Vjet, liqenorët i shkuan shumë pranë Superiores, por u mposhtën në finale kundër Tiranës. Eksperienca në këtë fazë mund të jetë “indikatori” kryesor për të “thyer” Teutën e Durrësit.

Një tjetër motiv ekstra për ekipin pogradecar është premio e vendosur nga presidenca, 100 milionë lekë, nëse sigurohet pjesëmarrja në elitën e futbollit shqiptar për edicionin e ri.

 

Poll

Lexo gjithashtu