Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trendi në rritje i tifozëve në stadium këtë sezon, Starova "fërkon sytë" pas statistikave: Të frymëzohemi nga shifrat, më habiti Elbasani me atë 2 mijëshen

Shkruar nga NEWSPORT
Trendi në rritje i tifozëve në stadium këtë sezon,
Ilustrim: Sulejman Starova - Tifozë

Numri i tifozëve në shkallët e stadiumit ka pësuar rritje. Këto janë statistikat e paraqitura përmes një grafiku, e ku janë diskutuar në emisionin “Skaner” në MCNTV, aty ku vihet re dhe rendimenti i performancës në numrë spektatorësh në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Krahasuar me 8 sezonet e kaluara, këtë vit duket se ka patur më shumë prani tifozësh dhe shifrat flasin për 0.29 milionë të tillë. Një statistikë e tillë krijoi “konfuzion” në studio, ku Starova u shpreh se pavarësisht se shifrat janë maksimale, mbetet i shtangur nga rënia e mbështetësve tek kampi i Elbasanit.

“Ne duhet të frymëzohemi nga shifrat maksimale, sa ka pasur tek Vllaznia. Dikur ka qenë histori tjetër. Elbasani që më duket se ka pasur kampionin rekord. Kjo duhet të ishte kurioze për mua, kush e ka pasur këtë vit, Elbasani apo Vllaznia apo kush tjetër. Unë di që Elbasani nuk ka rënë poshtë 5 mijëshes ndonjëherë. U habitëm me atë 2 mijëshen", është shprehur Starova.

Poll

Lexo gjithashtu