
Ka përfunduar ndeshja Elbasani – Vora me shifrat 1 - 2 për të besuarit e Arjan Bellait. Në “letër”, Elbasani i Ivan Gvozdenovic u pa favoritë, por fusha tregoi të kundërtën.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e “bardhë”. Por në 45 minutat e dyta ndodhi “shoë”. Fillimisht shënoi për vendasit Kristi Qose, duke hedhur idenë se vendasit ishin në rrugën e mbarë për të marrë 3 pikët.
Por nuk vonoi reagimi i Vorës. Daka barazoi në të 65 dhe hapi “llogaritë” e ndeshjes. Në fund, Karrica bëri të “pllakoste” heshtja në “Elbasan Arena”, duke i dhënë fitoren të tijëve.
Elbasani 1 – 2 Vora (Qose 55'/ Daka 65', Karrica 87')
Kategoria Superiore: Java e 7-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Musta, Azemoviç, Qose, Abas, Lajthia, Diallo, Tsague, Ze Gomesh. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
VORA: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Uollas, Tabaku, Kasalla, Bardhi, Karrica, Vinicius. Trajner: Arjan Bellai.
90' Mbyllet ndeshja Elbasani - Vora 1 - 2
87' Ndodh e papritura në "Elbasan Arena", Vora përmbys rezultatin me Karrica
87' GOL VORA! Karrica bën përmbysjen e madhe për Vorën
65' Daka nga kampi i Vorës barazon shifrat
65' GOL VORA! Daka vendos baraspeshën mes Elbasanit dhe Vorës
55' Kristi Qose "zhbllokon" ndeshjen dhe shënon për Elbasanin
55' GOL ELBASANI! Shënon Kristi Qose
46' Nisin 45 minutat e dyta
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
21' Provon Diallo, topi shkon mbi traun e portës.
14’ Tsage ka mundësinë e artë për të shënuar, por Ruçi i përgjigjet mjaft mirë.
8’ Elbasani i afrohet golit me goditje standarde.
4' Vinicius del mirë nga e djathta, por gabon në fund.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida në Elbasan.