Vllaznia 0 – 0 Dinamo
Vllaznia dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, përfundoi me shifrat 0-0.
Raste kishte nga të dy krahët, por goli nuk u shënua nga asnjë ekip. Në këtë ndeshje kishte edhe polemika për penallti, si dhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje për shkodranët.
Kështu, Vllaznia shkon në kuotën e 53 pikëve dhe ndan kreun me Elbasanin. Në krahun tjetër me 40 pikë, Dinamo mbetet në vendin e 5-të të renditjes, 4 pikë larg Final Four.
“Abissnet Superiore”: Java 29
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Bajrami, Yago, Mala, Qato, Krymi, Kallaku, Bismark, Balaj. Trajner: Edi Martini.
DINAMO: Teqja, Teixeira, Aliji, Dita, Meksi, Neziri, Vila, Berisha, Malomo, Bregu, Mustapha. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+4' Mbyllet 0-0 ndeshja.
68’ Shkodranët kërkojnë penallti, shkak bëhet ndërhyrja e Nezirit ndaj Malës.
45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
30' Vllaznia shënon me Bismark, por goli anulohet për "offside".
2' Rrëzohet Bismark! Te Vllaznia duan penallti, Cjapi ndryshon mendje dhe akordon faull.
1’ Shkelmohet topi i parë në Shkodër, nis supersfida mes Vllaznisë dhe Dinamos.
