
Orges Shehi
Partizani momentalisht është pa trajner, për shkak se vendosën të ndanin rrugët me Orges Shehin, 2 javë para fillimit të kampionatit. Në këtë situatë, të kuqtë kanë nisur punën për të gjetur trajnerin e ri.

Ivan Gvozdenovic
Emrat janë të shumta, sidomos nga jashtë, por Supersport bën me dije se Partizani po shikon edhe ndonjë mundësi nga Superiorja. Bëhet me dije, se “Demat” kanë “peshkuar” trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.
Pritet që të ketë një takim “kokë me kokë” të drejtuesve të Partizanit dhe presidentit të korçarëve, Ardian Takaj. Në rast se palët do të arrijnë akordin, Gvozdenovic do të marrë drejtimin e nënkampionëve.