Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Çalon” në mbrojtje, por di të shënojë, çfarë pritet të sjellë Ardian Nuhiu te Tirana?! (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
“Çalon” në mbrojtje, por di të shënojë,
Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Tiranës. Pas shkarkimit të italianit, Roberto Bordin, klubi kryeqytatas ia ka besuar ekipin teknikut nga Shkupi, i cili për herë të parë vjen të ushtrojë profesionin e tij në Shqipëri.

46-vjeçari në total ka 268 ndeshje si trajner i parë, me ekipe si Shkupi, Drita, Shkëndija e Tetovës dhe Gjilani. Ndërkohë që ka fituar vetëm 127 prej tyre, në 69 raste ka barazuar, ndërsa pas 72 sfidave ka dalë si humbës.

Përsa i përket golavarazhit, në 268 ndeshje, ekipet e tij kanë shënuar 396 gola, me një mesatare 1.47 gol për ndeshje, jo aq e lartë, por mjaft pozitive.

Ndërkohë që golat e pësuar janë gjithashtu në numër të lartë, plot 275. Me mesatare i bie, 1.04 gola të pësuar në një ndeshje. Kjo tregon, se loja e Nuhiut në mbrojtje "çalon", duke mos mbyllur ndeshje pa pësuar, gjithmonë në raportin gol/për ndeshje dhe sipas mesatares. 

Përsa i përket ekipit të Tiranës, “bardheblutë” mbajnë vendin e 9-të (parafundit) në Superiore. Pas 9 ndeshjeve të luajtura, ata numërojnë vetëm 6 pikë, ndërkohë që kanë shënuar 8 gola dhe kanë pësuar 15 të tillë. .

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu