Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Situatë e çuditshme, Tirana i jep vetëm 24 orë kohë trajnerit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë e çuditshme, Tirana i jep vetëm 24 orë kohë
Ardian Nuhiu - KF Tirana

Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Tiranës. Kështu, tekniku me origjinë nga Shkupi, merr vendin e trajnerit Roberto Bordin, me italianin që u shkarkua nga detyra, pas rezultateve të dobëta.

Megjithatë, një situatë e çuditshme ka ardhur në prezantimit e Nuhiut. Për 46-vjeçarin, nuk është bërë postim, si në çdo prezantim të mëparshëm. Për Nuhiun, klubi bardheblu është mjaftuar me “Story”.

Kujtojmë se një publikim i tillë në rrjetet sociale, zgjat vetëm 24 orë. Përsa i përket Ardian Nuhiut, ky i fundit vjen në Tiranë pas eksperiencave me Shkupin, Dritën, Shkëndijën dhe Gjilanin.

Situatë e çuditshme, Tirana i jep vetëm 24 orë kohë
Prezantimi i Ardian Nuhiut

 

Poll

Lexo gjithashtu