Dele Alli u zgjodh “Lojtari më i mirë i vitit” në Angli, ndërsa luante sezonin e shkuar në radhët e Tottenham. 20-vjeçari fitoi vëmendjen e të gjithëve, duke shënuar 10 gola, ndërsa është duke përgatitur 11 të tjerë. Ai ndihmoi skuadrën e tij me golat e shënuar, pasi Tottenham u rendit në vendin e tretë në fund të kampionatit, ndërsa ka fituar vëmendjen e “Topçinjve”, të cilët duan ta bëjnë për vete.
[caption id="attachment_10781" align="alignleft" width="300"] Dele Alli[/caption]
Këtë fakt e zbulon Emanuele Giuianelli i “Gazzetta Dello Sport”, i cili shprehet se Arsenali është i interesuar për ta pasur në skuadër sezonin e ardhshëm. Por, ky lajm për këto tratativa ka shtyrë që presidenti i “Spursave” të thotë se nuk e shet lojtarin asi për 100 milionë euro.
Por, me anë të llogarisë së tij në “Twitter” gazetari italian është shprehur i sigurt për transferimin e dekadës duke parë rivalitetin me dy skuadrave londineze: “Arsenal ka marrë informacione rreth Dele Alli te Tottenham”, ka qenë shprehja e italianit. Ndërsa do të duhet më tepër se një mrekulli që Alli të lërë Tottenham për Arsenal.
https://www.youtube.com/watch?v=bGDSRCsx8XE