Kukësi tashmë është bërë me trajner të ri. Bledi Kadiu ka marrë në dorë drejtimin e kësaj skuadre për pjesën e mbetur të sezonit.
46-vjeçari nis menjëherë aventurën e tij me verilindorët, ndërsa do të debutojë në “Kukës Arena” në sfidën ndaj Besës së Kavajës. Klubi i uron shumë suksese në vazhdim.
“Futboll Klub Kukësi njofton se Bledi Kadiu është trajneri i ri i skuadrës sonë. 46-vjeçari ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Besës, e cila do të luhet në "Kukës Arena" ditën e shtunë, ora 13:30”, ka shkruar klubi i Kukësit.
Vlen të theksohet se Kadiu në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Dinamo U-21 dhe Luzin. Kujtojmë se qëllimi kryesorë i 46-vjeçarit do të jetë të sigurojë sa më shumë pikë në ndeshje e ardhshme, teksa aktualisht mbajnë vendin e fundit në Kategorinë e Parë me vetëm 9 pikë pas 19 ndeshjesh.
View this post on Instagram
