Rocco Vata
Rocco Vata ka pësuar një tjetër dëmtim. Edhe pse ai u rikthye nga një dëmtim i mëhershëm, luajti vetëm dy ndeshje me Watford, përballë Blackburn dhe Portsmouth, për t’u dëmtuar sërish.
Sipas raportimeve të fundit, mësohet se fantazisti 20-vjeçar ka mbyllur sezonin. Ai nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e tij deri në fund të kampionatit, duke humbur kështu edhe ndeshjet me kombëtaren e Irlandës në muajin mars.
Kujtojmë se Rocco, djali i Rudi Vatës, mbetet ende një lojtar që mund të luajë për Shqipërinë. Edhe pse ka luajtur 1 ndeshje zyrtare me irlandezët, ka një klauzolë të veçantë që e lejon të luajë me kuqezinjtë.
Poll
