Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

AKSIDENTI FATAL NË RUMANI/ Fati i keq e ndoqi tifozin e PAOK, i ati kishte humbur jetën në të njëjtën rrugë (DETAJE)

Shkruar nga NEWSPORT
AKSIDENTI FATAL NË RUMANI/ Fati i keq e ndoqi tifozin e PAOK, i ati kishte
Dimitris Maronitis

Aksidenti tragjik që ndodhi në Rumani me tifozët e PAOK shënoi pak ditë më parë gjithë opinion publik. 7 tifozë ndërruan jetë, mes tyre edhe një shqiptar, i cili quhej Vasil Pilo.

Por një tjetër viktimë në këtë aksident ishte edhe Dimitris Maronitis. Sipas të afërmve të tij bëhet me dije se fati i keq e ka ndjekur tifozin e PAOK.

Kjo pasi ka humbur babain e tij në të njëjtën rrugë kur ishte vetëm 12 vjeç. Babai i Dimitris ishte shofer profesionist dhe sipas asaj që thanë ata, ai kishte humbur jetën në kamion në të njëjtën rrugë.  Që atëherë është rritur jetim, vetëm me nën e tij në Selanik.

“Furgonin e drejtonte dikush nga grupi. Babai ishte larguar me kamionin në të njëjtën rrugë në Rumani.

Fëmija u rrit jetim që kur ishte 12 vjeç. Ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit”, ka deklaruar një i afërm i 27-vjeçarit.

Poll

Lexo gjithashtu