Ish-kreu i FIFA-s, Sepp Blatter i ka dalë në krah një propozimi i cili ishte nisur me qëllim bojkotimin e ndeshjeve të Kupës së Botës 2026 në SHBA nga tifozët. Kjo për shkak të sjelljes së Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij brenda dhe jashtë vendit.
Tashmë dihet se SHBA-të do të organizojnë Kupën e Botës së bashku me Kanadanë dhe Meksikën nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Blatter mbështeti për më tepër edhe komentet e Mark Pieth, një avokat zviceran i cili është i specializuar në fushën e korrupsionit.
Duke marrë shkas dhe nga gjykimet e avokatit i cili i këshillon tifozët që t’i ndjekin ndeshjet nga shtëpia, ish-kreu i FIFA-s ka thënë se mbase është shumë e drejtë që kjo Kupe Bote të gjykohet.
Shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar të futbollit në lidhje me SHBA-në vijnë nga politikat e emigracionit që Trump ndërmerr.
Dy javë më parë, planet e udhëtimit për tifozët nga dy prej vendeve kryesore të futbollit në Afrikë u prishën kur administrata Trump njoftoi një ndalim që do t'u ndalonte në mënyrë efektive njerëzve nga Senegali dhe Bregu i Fildishtë të ndiqnin ekipet e tyre, përveç nëse kanë tashmë viza.
Tifozëve nga Irani dhe Haiti, dy vende të tjera që janë kualifikuar për Kupën e Botës, do t'u ndalohet hyrja në SHBA gjithashtu.
