Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Nuk preferohet nga Guardiola, Diego Simeone nuk heq dorë dhe dërgon ofertën zyrtare për yllin e Manchester Cityt

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk preferohet nga Guardiola, Diego Simeone nuk heq dorë dhe dërgon
Omar Marmoush

Diego Simeone kërkon përforcime dhe një sulmues do të kompletonte repartin e avancuar. Sigurimi i golave për pjesën e mbetur të sezonit është primar, teksa spanjollët në këto orët e fundit të merkato po tentojnë me çdo kusht transferimin e lojtarit të Manchester Cityt.

Bëhet fjalë për Omar Marmoush. Ky i fundit në këtë sezon nën urdhrat e Pep Guardiolës nuk ka patur minuta e dëshiruara dhe largimi shihet si një mundësi për më shumë hapësirë në fushën e blertë.

Sipas “Fichajes” bëhet me dije se spanjollët kërkojnë ta transferojnë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me opsion blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit për shifrën e 55 milionë eurove, si dhe 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Një plan i tillë do ta çonte vlerën totale shumë pranë shumës që Manchester City investoi për ta transferuar Marmoushin vitin e kaluar, rreth 75 milionë euro. Këto orë për të do të jenë vendimtare, ku pritet të mësojë nesë do të ketë një destinacion të ri apo do të qëndrojë në Etihad Stadium”.

Poll

Lexo gjithashtu