Florentino Perez ka siguruar edhe zyrtarisht mandatin e tij 4-vjeçar, duke mposhtur bindshëm në garën presidenciale rivalin Enrique Riquelme.
Njoftimi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare në faqen e klubit, ku numri “një” shprehet i lumtur për besimin e marrë nga 65% e votuesve.
“Kemi arritur rezultatin e dytë më të mirë në historinë e zgjedhjeve të Realit. Një rezultat i jashtëzakonshëm. Jam ende këtu për të mbrojtur Real Madrid. Do vazhdojmë të punojmë për të fituar trofe do të luftojmë deri në fund për të siguruar Championsin e 16-të”, deklaroi Perez.
Më tej, kreu i presidencës konfirmoi edhe Jose Mourinhon si trajnerin e ri të skuadrës për sezonet në vazhdim.
“Me krenari mirëpresim një prej trajnerëve më të mirë të historisë, një madridista si Jose Mourinho”, përfundoi presidenti.
