Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Pas deklaratës për Haaland, Riquelme "shënjestron" gjermanin për stolin e Realit

Shkruar nga NEWSPORT
Pas deklaratës për Haaland, Riquelme "shënjestron"
Real Madrid dhe kandidati për president, Enrique Riquelme

Në prag të zgjedhjeve presidenciale te Real Madridi, kandidati Enrique Riquelme ka hedhur një deklaratë të fortë që ka ndezur rrjetet sociale. Riquelme ka shprehur ambicien e tij për të sjellë Jurgen Klopp në krye të "Los Blancos" nëse ai fiton votëbesimin e anëtarëve të klubit këtë të dielë.

Riquelme ka deklaruar se plani i tij është që, pas fitores së mundshme në zgjedhje, të kontaktojë menjëherë teknikun gjerman për ta bindur që të marrë drejtimin e skuadrës.

Kjo deklaratë vjen pas një tjetër pretendimi të bujshëm nga ana e kandidatit, i cili të mërkurën pretendoi se kishte arritur marrëveshjen për firmën me Erling Haaland, një pretendim që u mohua vetëm pak orë më vonë nga babai i futbollistit.

Mbetet për t’u parë nëse ky premtim elektoral do të mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave për fushatë, apo nëse vërtet do të ketë një lëvizje konkrete në drejtim të ish-trajnerit të Liverpool-it.

Poll

Lexo gjithashtu