U mendua se viti 2026-të do të kishte të tjera “ngjyra” për fantazistin shqiptar Rocco Vata, por nuk ka ndodhur kështu. Dëmtimet janë bërë pjesë e “pandarë” për 20-vjeçarin.
Në ndeshjen e javës së 29-të në Championship me Ëatford kundër Blackburn, Vata rezistoi vetëm 42 minuta në lojë, duke dalë nga fusha mes dhimbjesh të forta. Problemi fizik e ka “gjenezën” në kofshën e djathtë, dëmtim i përsëritur. Nga mediat angleze thuhet se talenti e ka mbyllur sezonin, ndërsa për këtë situatë, ka folur edhe trajneri i Watford Javi Garcia:
“Jemi të zhgënjyer me lajmet për Roçon. Ai punoi shumë për rikuperimin e tij dhe unë gjithmonë i besoj lojtarit dhe stafit të shkëlqyer mjekësor kur thonë se janë gati. Jemi të trishtuar për Roccon dhe ai e di se ka mbështetjen time të plotë në rikuperimin e tij.
Kemi shumë mundësi në këtë pozicion dhe tani u takon të tjerëve të tregojnë në stërvitje se janë gati. Do të na duhen të gjitha”.
Kujtojmë se Rocco, djali i Rudi Vatës, mbetet ende një lojtar që mund të luajë për Shqipërinë. Edhe pse ka zhvilluar 1 ndeshje zyrtare me irlandezët, ka një klauzolë të veçantë që e lejon të luajë me kuqezinjtë.
