Thursday, June 8, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home DOSSIER

PERSONAZH / Nebile Roboçi, notarja e viteve ’50 nuk e ka prishur miqësinë me detin as në 85-at e saj

30.03
in DOSSIER
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
PERSONAZH / Nebile Roboçi, notarja e viteve ’50 nuk e ka prishur miqësinë me detin as në 85-at e saj
Share on FacebookShare on Twitter

Askush në lagje nuk e bën për 85-vjeçare. Trupin e mban drejt, qese me ilaçe nuk mban as me vete e as në komodinën e shtëpisë në buzë të rrugës që të ngjit për në të ashtuquajturën “Lagje Amerikane” në Sarandë. “Nuk kam as tension, asgjë, nuk përdor asnjë ilaç, se nuk mbaj mend as kur më ka dhëmbur koka për herë të fundit”.

Kjo është si prezantim i parë me Nebile Roboçin. Të sotmen e ka të vështitë dhe të trazuar me një konflikt pronësie mbi shtëpinë, që, sipas saj, gjykata e ka zgjidhur në mënyrën më të mbrapshtë. E nga një banore e hershme e Sarandës, me një shtëpi dykatëshe që rrallëkush e kishte, sot jeton në një kthinë thuaj në rrugë, që ka për çati një çadër të një prej kompanive tregtare. Por le të mos u hyjmë në hak gjykatave e gjyqtarëve.

Ata dinë çfarë bëjnë. Prozhektorët tanë le të bien mbi karakterin e fortë e të duruar të Nebos. Tek e pash të kthehej në shtëpi dhe të kthente çelësin “tutius” e të çelte portën hekurishte, edhe më shumë mendova për atë që e mban të fortë në jetë këtë grua, që, në të 15-at e saj, në adoleshencë dhe në rini, çante valët e detit si një kroliste e lindur, ndërsa tani nuk e ligështojnë dallgët e jetës, sado me shkulme t’i vijnë. E ngacmojmë të futet në kujtime e ta harrojë të sotmen. Dhe e bëri me qejf të madh. “E kam nisur notin- tha- kur isha 13 vjeç dhe bëra emër në 15”. Rrëfeu emocione garash në xadrën e Sarandës dhe jashtë saj: në Durrës, Vlorë etj.

Përpara se të ishte “Butrinti”, ekipi mbante emrin “Puna”. Dhe nga puna na vinte edhe emri, edhe rezultatet, edhe rekordet, vlerëson rekordmenja e disa viteve me radhë. Na tregon se si me gërshetin e saj të gjatë luante vala e Jonit dhe e se si gërsheti e bënte të dallueshme lehtësisht edhe në ujë, kur në krah kishte notaret “rivale”. Ndodhte shpesh, kujton ajo, që zadra e Sarandës ushonte nga zërat që kurajonin mua, me thirrjet “gërsheti, gërsheti”.

Tregon se si bëhej “arushë deti” dhe për të dalë në fund të 400 metrave det, i janë dashur vetëm 8 minuta 27 sekonda e 1 të dhjeta. E kjo i dha “vulë” kampioneje. Na tregon edhe një fotografi kur, pas kampionatit, të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë rreshtuar dhe në sfond është portreti i Stalinit, si miku i madh i kohës dhe modeli të cilit donte t’i ngjante Enveri. Në çantën jo dhe aq “pleqërishte” të saj, Nebua mban edhe një libër, të cilit ia ka palosur faqen te 49, atje ku shkruhet e përshkruhet se çfarë ylli i notit sarandiot ka qenë Nebile Roboçi, (sot Avdia).

Është libri “Mozaik noti në Sarandë”, shkruar me dashuri nga qëmtuesi e mëtuesi i adhuruar i trashëgimisë sportive, i mirënjohuri Xhorxhi Vasilisi. Ky libër na vjen si një enciklopedi e sportit të notit, për të mos u harruar e për t’iu referuar, për të kuptuar çdo ecje dhe çdo ngecje që kemi. Një gur tërë nur i këtij “mozaiku të notit sarandiot”, është Nebua.

Kjo Nebo, që duket se nuk i bën dot gjë as pesha e viteve dhe e halleve që i mban përbrenda. As formën sportive nuk e ka humbur, si në tokë edhe në det. Tani që ka hyrë pranverë është “e abonuara” e plazheve poshtë shetitores në Sarandë. Në këto kohë korone, as ia bën tërr syri dhe maskën e vë kur sheh ndonjë polic, që nuk e njeh për fytyrë. Të gjitha këto “medalje trimërie”, thotë Nebua, i kam dhuratë nga noti, nga miqësia me detin. /Thoma Nika/

Previous Post

Hapën garën dhe pretendojnë Superligën, Mikel CANKA flet si kapiten: S’jemi mësuar në këtë kategori, ju tregoj të ardhmen

Next Post

Skerdi BEJZADE bëhet “shkes”, VLLAZNIA europiane bashkëpunim me klubin e njohur gjerman

Të Lidhura

U dashuruan me lojën e tij, rrëfehet ish-lojtari i Vllaznisë që “theu prangat” e komunizmit dhe u arratis nën hundën e sigurimit: Për të ardhur nga Shqipëria në Greqi i kemi vënë thikën në fyt njëri-tjetrit
DOSSIER

25.04
DOSSIER/ Mjeshtri i madh Skënder Halili, “postblloku” i futbollit shqiptar që bëri për vete gjithë Europën (SI U BURGOS PËR NJË KARTMONEDHË)
DOSSIER

DOSSIER/ Mjeshtri i madh Skënder Halili, “postblloku” i futbollit shqiptar që bëri për vete gjithë Europën (SI U BURGOS PËR NJË KARTMONEDHË)

02.03
Dossier/ “Kur lindi partia” dhe “Dinamo”
DOSSIER

Dossier/ “Kur lindi partia” dhe “Dinamo”

15.12
Tragjedia e 36 viteve më parë, zjarri në stadium dhe 56 jetët e pafajshme të shuara
DOSSIER

Tragjedia e 36 viteve më parë, zjarri në stadium dhe 56 jetët e pafajshme të shuara

11.05
Politologu publikon FOTON, si survejoheshin futbollistët e Kombëtares kur largoheshin nga Shqipëria
DOSSIER

Politologu publikon FOTON, si survejoheshin futbollistët e Kombëtares kur largoheshin nga Shqipëria

05.04
Nostalgjia për futbollin/ Dedikimi i Ahmet Shqarrit për ish-futbollistin e Naftëtarit: Agim Meta, ky “gjahtar goli” që ka ditur të mposhtë edhe Perlat Mustën në mitikun “Qemal Stafa”
DOSSIER

Nostalgjia për futbollin/ Dedikimi i Ahmet Shqarrit për ish-futbollistin e Naftëtarit: Agim Meta, ky “gjahtar goli” që ka ditur të mposhtë edhe Perlat Mustën në mitikun “Qemal Stafa”

25.02
Nderimi për Panajot Panon, 2.5 milion euro dhe 90 minuta pa drita, 11 vite më parë kur GRAMOZI i shënonte REALIT TË MADRIDIT dhe fërshëllimat për Ronaldon
DOSSIER

Nderimi për Panajot Panon, 2.5 milion euro dhe 90 minuta pa drita, 11 vite më parë kur GRAMOZI i shënonte REALIT TË MADRIDIT dhe fërshëllimat për Ronaldon

21.01
“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)
DOSSIER

“Nona Tirona”, zonja shekullore Nezihat Stërmasi, historia e rrallë e bashkëshortes së legjendës bardheblu (SI U NJOH ME SELMANIN)

26.05
Load More
Next Post
Skerdi BEJZADE bëhet “shkes”, VLLAZNIA europiane bashkëpunim me klubin e njohur gjerman

Skerdi BEJZADE bëhet "shkes", VLLAZNIA europiane bashkëpunim me klubin e njohur gjerman

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin

Të Fundit

Pamje nga edicioni i Rally Albania

Rally Albania në edicionin e 19-të, garues të huaj dhe vendas testohen në terrenin shqiptar

07.06
Oferta e fundit për 100% të klubit, SHEIKËT ultimatum Manchester United: Pranojeni ose lëreni

Oferta e fundit për 100% të klubit, SHEIKËT ultimatum Manchester United: Pranojeni ose lëreni

07.06
Joao Cancelo, Pep Guardiola

Është jashtë planëve të Pep GURDIOLËS, Arenali gati t’i rrëmbej objektivin Barcelonës

07.06
VIDEO/ Finale e çmendur, West Ham mposht Fiorentinën në minutën e fundit dhe ngre lart trofeun e parë europian në histori

VIDEO/ Finale e çmendur, West Ham mposht Fiorentinën në minutën e fundit dhe ngre lart trofeun e parë europian në histori

07.06
Artan Mergjyshi

ZYRTARE/ “E zeza mbi të bardhë”, VORA i beson trajnerit KAMPION

07.06
Manchester United

Revolucion tek Manchester United, Erik Ten Hag nxjerr jashtë planëve 6 lojtarë

07.06
Egzon Bejtullai

E KRYER/ Goditje “700 mijë euroshe” për TIRANËN, bardheblutë “blindojnë” mbrojtjen me kapitenin e Shkëndijës

07.06
Partizani

EKSKLUZIVE/ Shkundje e fortë te kampionët, largohet “besniku” i Partizanit

07.06

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In