Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

MESAZHI/ Redon Xhixha “braktis” Qarabag për “të kuqtë”

Shkruar nga NEWSPORT
MESAZHI/ Redon Xhixha “braktis” Qarabag për “të
Redon Xhixha

Sulmuesi Redon Xhixha ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet e tij sociale se nuk është më futbollisti i Qarabag në ligën azere. 26-vjeçari tashmë ka zgjedhur edhe klubin e ri, fjala është për CR Belouizdad në Alegjri. Nuk bëhet e ditur shuma që “të kuqtë’ kanë siguruar shërbimet e bomberit shqiptar.

Xhixha ka firmosur kontratë 2 vjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kartoni i ish-lojtarit të Tiranës kap shifrën e 450 mijë eruro. Ja postimi i Redon Xhixha: “Pas dy viteve e gjysmë, është koha të them lamtumirë.

Dua të falënderoj stafin, lojtarët me të cilët kam ndarë fushën e lojës dhe dhomat e zhveshjeve, me të cilët ndërtova një miqësi që do ta kemi përgjithmonë. Unë dua gjithashtu të falënderoj tifozët më të mirë, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë, si kur luaja, ashtu edhe kur nuk luaja. Ju uroj më të mirën dhe ishte një kënaqësi të isha pjesë e juaja. Faleminderit Karabak”.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Redon Xhixha (@redon_xhixha9)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga