Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Kukësi përforcon repartin e sulmit, prezantohet talenti 20-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kukësi përforcon repartin e sulmit, prezantohet talenti
Kukesi

Kristi Bespalla është futbollisti më i ri i ekipit të Kukësit. Pasi mbylli aventurën e tij me skuadrën e Erzenit, sulmuesi i moshës 20-vjeçare ka vendosur të vazhdojë një të re me verilindorës.

ZYRTARE/ Kukësi përforcon repartin e sulmit, prezantohet talenti
Kristi Bespalla gjatë prezantimit te Kukësi

Bespalla është aktivizuar pikërisht me shijakasit e Erzenit në Kategorinë e Parë dhe Superiore. Ndërkohë që tashmë shihet nga drejtuesit e Kukësit si “përforcimi ideal” për repartin ofensiv.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Mirë se vjen Kristi Bespalla!

KF Kukësi ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në merkato! Kristi Bespalla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për 3 sezonet e ardhshme.

Bespalla konsiderohet si një nga talentet më premtues të kampionatit tonë dhe do të jetë një nga pikat e forta të ekipit në sezonet e ardhshme.

Sulmuesi 20-vjeçar vjen për të dhënë kontributin e tij në repartin ofensiv dhe për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit.

Kukësi i uron mirëseardhje Bespallës dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë!

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga