Ilir Daja nuk është më një trajner i Ballkanit. Është vetë klubi dardan që jep më në fund njoftimin zyrtar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin tiranas.
Vendimin për 'divorc' e ka marrë vetë Daja i cili beson se nuk ka ç'të japë më për Ballkanin duke fituar gjithçka që ishte për të fituar. Ilir Daja shkroi historinë e futbollit dardan e jo vetëm duke u kualifikuar 2 herë rradhazi në grupet e Conference League si dhe u shpall 3 herë kampion i Kosovës në po kaq vite, si dhe numëron 1 Kupë e 1 Superkupë të fituar.
-NJOFTIMI I KLUBIT-
Faleminderit Ilir Daja!
Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.
Faleminderit kampion!