Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ Lewandowski pranë "divorcit" me Barcelonën, sulmuesi gati të dëgjojë ofertat

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Lewandowski pranë "divorcit" me Barcelonën,
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski, më pranë largimit se qëndrimit te Barcelona. Kështu shkruan gazetari i njohur për lëvizjet në merkato, Fabrizio Romano, i cili shpjegon se mes palëve ende nuk ka një akord "final" për vazhdimësinë, duke bërë që sulmuesi të presë fundin e këtij sezoni për t'i hapur rrugën një tjetër destinacioni.

Gjithçka do të varet nga Barcelona, nëse do të nisë një tjetër ofertë "të freskët" për të bindur bomberin polak të mendojë sërish për të ardhmen. Në të kundërt ai do të mendojë për mundësi të tjera me profil të përshtatshëm, si nga ana sportive po ashtu dhe nga ajo ekonomike. 

Nga Arabia Saudite dhe kampionati amerikan siç njihet ndryshe "MLS", presin vetëm "fjalën" e fundit të Lewandowskit për t'u hedhur në sulm me ofertat e tyre, ndërsa në Itali, kalimi komplikohet çdo ditë e më shumë për shkak të kërkesave të larta. 

Poll

Lexo gjithashtu