
Sot në orën 21:00 kombëtarja e të rinjve të Kosovës luan përballë një rivali të fortë si Polonia. Ndeshja zhvillohet në Kosovë në stadiumin kombëtar “Fadil Vokrri”.
Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen pasditen e djeshme me seancën e fundit stërvitore. “Dardanët” synojnë fitoren ndaj rivali të drejtpërdrejtë për vendin e dytë të grupit. Në rast suksesi Kosova do të arrinte të minimalizonte diferencën në 3 pikë me polakët, të cilët mbajnë vendin e dytë, aktualisht. Prandaj suksesi është jetik në këtë përballje.
Vendin e parë në grup e mban Gjermani, shumë e shkëputur nga të tjerët me 22 pikë dhe kualifikimi në fazën më tej është thuajse i sigurt për “Panzerat” e rinj.
Sukses te Kosova do të quhej vendi i 2-të duke patur parasysh elementë në grup si Polonia dhe Bulgaria, kjo e fundit ka po aq pikë sa kosovarët. Kosova e të rinjve vjen në këtë sfidë në formë shumë të mirë, me 0 humbje në 5 takimet e fundit.