
Në fundjavë ditën e diel do të përfundojë dhe ky edicion i Kategorisë së Parë, ku disa verdikte ende nuk janë vendosur. Një prej ndeshjeve më të rëndësishme është Korabi – Pogradeci.
Ekipi i Peshkopisë do të presë liqenorët në shtëpi të dielën në orën 15:00 të mesditës për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të. Korabi pozicionohet në vendin e tetë të klasifikimit, duke e siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pasi Kastrioti ndodhet një vend më poshtë me tre pikë më pak.
Nga ana tjetër, skuadra e Pogradecit e ka siguruar pjesëmarrjen në Play Off-in për Kategorinë Superiore, sëbashku me Burrelin dhe Besën e Kavajës. Por janë ende në pritje se kush do të pozicionohet në vendin e gjashtë, Apolonia apo Lushnja.