
Përveç Elbasanit edhe Bylisit të cilat u ngjitën në Superiore si vendi i parë dhe i dytë, 4 ekipe të tjera janë në garë për “Play Off”, me shpresën që do të sigurojnë një biletë për elitë.
Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Korabit. Një sfidë mjaft interesante, me vlonjatët që e mbyllën kampionatin në vendin e 3-të, ndërsa dibranët në vendin e 6-të.
Në krahun tjetër, Apolonia do të luajë në transfertë përballë Vorës. Edhe kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft e bukur, pasi është mundësia e fundit për skuadrat që të afrohen me Superioren.
Fituesi i çiftit të parë do të ndeshet më pas me fituesin e të dytit, dhe triumfatori i këtyre 4 ekipeve do të ndeshet më pas përballë Laçit. Teksa, këto dy sfida do të luhen paralel, duke nisur nga ora 15:00.