
Skuadra e Korabit nën “dirigjimin” e Alfred Deliallisi ka zyrtarizuar dy blerjet më të reja në fundin e merkatos verore. Fjala është për katër lojtarë, nga mbrojtja te sulmi, si mbrojtësi Dante Lyte, mesfushorët Emmanuel-Lawrence, Patrick Doukaga dhe sulmuesi Jeben Mwangalalo.
Pretendohet se këto afrime do e ndihmojnë ekipin nga Peshkopia të rris tempin në sulm, pas dy barazimeve zhgënjyese ndaj Besës së Kavajës dhe Luftëtarit.
“Klubi i Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Jeben Mëangalalo dhe Patrick Doukaga. Sulmuesi dhe mesfushori kanë arritur akordin me klubin ku kanë hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarëve dhe klubit! Klubi i Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Dante Lyte dhe Jaharai Emmanuel-Lawrence. Mbrojtësi dhe mesfushori kanë arritur akordin me klubin ku kanë hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarëve dhe klubit!”, shkruan ekipi i Korabit.