Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Injorojnë ndeshjet në fushë, ekipi i Kategorisë së Parë me mendjen te biznesi

Shkruar nga NEWSPORT
Injorojnë ndeshjet në fushë, ekipi i Kategorisë së
Lushnja

Klubi i futbollit Lushnja pritet që së shpejti të privatizohet. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak është marrë vendimi që klubi si shoqëri aksionere (Sh.a) të ndryshojë pronësi. Vetëm emri, logo dhe infrastruktura sportive do të mbeten në pronësi shtetërore.

Mirëpo ky lajm i mirë po rrezikon që të sjellë dështimin në kampin e lushnjarëve. E gjithë vëmendja është spostuar tek shitja e klubit duke u harruar ecuria sportive. Privatizimi është një gjë shumë e rëndësishme por paraqitja e klubit është thelbi  kryesor i sezonit.

Lushnja nuk po gjen dot fitoren që prej 3 javësh dhe kjo duket se e ka “zhytur” në krizë.

Opinioni publik po merret me një çështje me vlerë por që vjen e dyta pas aspektit sportiv. Bashkia nuk duhet të harrojë që është ende administruesja e “Lagunarëve” dhe për sa kohë vazhdon e tillë në fokus duhet të ketë performancën e ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga