Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Tiranës dhe ka luajtur me Dinamon, klubi i Superiores i jep “duart” sulmuesit titullar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Tiranës dhe ka luajtur me Dinamon,
Patrik Bardhi te Dinamo, sezoni 2021-2022

Vetëm para disa minutash, klubi i Vorës ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin kryeqytetas Patrik Bardhi. Në sezonin 2025-2026, 28-vjeçari shënoi 2 gola dhe kontriboi me 3 asiste në 34 ndeshje të Superiores.

Interesante është se në 27 ndeshje, ai ishte titullar, pra lojtar i rëndësishëm në planet e trajnerit Arjan Bellaji për etapën që lamë pas. Bardhi ka dalë nga akademia e Tiranës, ndërsa ka veshur edhe fanelën e Dinamos mes viteve 2021-2024.  

“Futboll Klub Vora njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarin Patrik Bardhi, pas përfundimit të kontratës.

Klubi falënderon Patrik Bardhin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e skuadrës sonë. I urojmë shumë suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive”, shkruan klubi i Vorës.  

         

Poll

Lexo gjithashtu