
Menjëherë pas dorëheqjes së bordit të drejtorëve mbrëmjen e djeshme, Exor, ka emëruar edhe presidentin e ri të Juventusit. Gianluca Ferrero tashmë është vendosur në krye të “Zonjës së Vjetër”, i cili zëvendëson kështu Andrea Agnellin. I lindur në Torino në vitin 1963, Gianluca Ferrero, ashtu si menaxheri i ri i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino, është një njeri i besuar i John Elkann.
Gianluca Ferrero është gjithashtu nënkryetar i bordit të drejtorëve të Banca del Piemonte dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl. Përveçse ka emëruar Ferreron si kryetar të ri, Exor njoftoi gjithashtu se listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e Bordit Drejtues do ta komunikojë brenda afateve ligjore, pra 25 ditë para mbledhjes së 18 janarit