Kur kanë mbetur edhe 2 javë vendimtare ne Serie A, me 5 skuadra në garë per tre bileta të fundit për në Champions League, këtë situatë momentale e ka analizuar edhe ish-futbollisti, Cafu.
Në një intervistë të fundit për mediat, legjenda braziliane u pyet rreth Milanit por edhe për "dashurinë" e tij tjetër, Romën.
“Jam I bindur se në dy javët e fundit do të shikojmë një Milan që kemi parë në fillim te sezonit dhe do t'ia dalë të kualifikohet. Nuk e shikoj te jetë në krizë, duket me teper si një ngërç psikologjik. Shpresoj të shkojë në Champions edhe Roma, e meritojnë”, u shpreh Cafu.
Kujtojmë se Milani do te luajë dy ndeshjet e fundit me Genoan dhe Cagliarin, ndërsa Roma do te luajë derbin e qytetit me Lazion dhe pastaj përballet me Veronen.
