Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ka fituar titullin dhe Superkupën me Partizanin, mesfushori shqiptar tregon prapaskenën: Më kërkoi klubi i Premier League, por…

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar titullin dhe Superkupën me Partizanin, mesfushori shqiptar tregon
Partizani

Ish-mesfushori i Partizanit, Tedi Cara ka folur përmes një lidhje live në emisionin “Mega Sport” në A2CNN. Tashmë pjesë e skuadrës së Oleksandriya në Premier League ukrainase, Cara tregoi se ka pasur interesim nga klube të tjera në këtë ligë, por që deri tani nuk është arritur marrëveshja për shkak të pretendimeve nga klubi aktual.

“Përsa i përket interesimeve nga ekipe të tjera, kisha nga ekipi i Rrapajt (Kolos Kovalivka) dhe ai i Hadrojt (Polissya). Klubi ku unë bëjë pjesë kërkonte shumë para. Kërkuan 1 milionë euro.

Kam edhe dy vite të tjera kontratë”, tha Cara. Protagonisti në fjalë ka fituar titullin kampion me Partizanin në sezonin 2022-2023 dhe Superkupën e Shqipërisë 2023-2024, lojtar mjaft i dashur për “Demat e Kuq”.

Poll

Lexo gjithashtu