
Barcelona po mendon që të afrojë në skuadër sulmuesin serb Jovic. Ditët e fundit është përfolur shumë rreth të ardhmes së sulmuesit të Frankfurtit Luka Jovic në drejtim të Barcelonës. Sulmuesi 21-vjeçar ka mahnitur me paraqitjet e tij, aq sa ka bërë që shumë skuadra të kthejnë sytë nga ai. Një skuadrat e interesuara është dhe Barcelona që shumë shpejt pritet të bëjë një ofertë për të. Për t'i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit mendon trajneri i Serbisë,Krstajic. Tekinku serb pas ndeshje ndaj Gjermanisë është shrehur se Jovic ka potencialin për të luajtur me Barcelonën.
"Nuk jam agjenti i tij dhe në këtë mënyrë nuk ka ndonjë informacion rreth interesimit të Barcelonës për të. Por, jam i sigurt që Jovic ka potencialin për të luajtur me Barcelonën", është shprehur ndër të tjera trajneri i Serbisë.