Egnatia – Tirana është një nga duelet e javës së 22-të të Superiores, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë. Ekipet do të sfidohen mes tyre në “Egnatia Arena”, duke nisur që nga ora 16:30.
Ky është një takim shumë i rëndësishëm dhe delikat për bardheblutë, të cilët do të synojnë vazhdimësinë në Superiore për të shpresuar deri në fund te mbijetesa. Aktualisht kanë 2 pikë më pak se Bylisi i vendit të 8-të, ndërsa përballë do të kenë kampionat aktualë të Superiores.
Ardian Nuhiu prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin me kryesuesit e kampiontit, ndërsa “varin’ shpresat te Redon Xhixha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bardheblutë kanë bërë të ditur axhendën, ndërsa në foto kanë vendosur sulmuesin kryesorë të tyre, i cili gjithashtu mban edhe shiritin e kapitenit.
View this post on Instagram
