Dita e sotme është shumë e rëndësishme për 16 ekipet që janë kualifikuar në fazën “Play-Off” të Champions League. Saktësisht Real Madrid, Inter, PSG, Neëcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica do të luajnë në këtë fazë, ku synimi i tyre do të jetë kualifikimi në 1/16-ave.
Të gjitha këto skuadra janë me “zemrën në dorë”, teksa do të jenë “sy e veshë” nga goglat për të mësuar kundërshtarin e tyre. Ditën e sotme, në orën 12:00 do të hidhet shorti dhe goglat do të jenë ato që do të thonë fjalën e tyre.
Siç dihet ndeshjet e para do të luhen më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë. Ndërkohë kujtojmë se 8 ekipet e kualifikuara direkt në 1/16-ave janë Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting dhe Manchester City.
