Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Qatip Osmani i kënaqur me Vllazninë: Me rëndësi për ne të mos humbnim

Shkruar nga NEWSPORT
Qatip Osmani i kënaqur me Vllazninë: Me rëndësi për ne
Qatip Osmani

S’ka fitues në superduelin e kësaj jave të Superiores. Partizani dhe Vllaznia ndahen në një barazim pa gola në “Air Albania”. Një pikë për të dy skuadrat që i shkon më shumë për shtat shkodranëve që ruajnë distancën me ‘Demat’. Në përfundim të sfidës, trajneri i kuqebluve Qatip Osmani dha prononcimin e tij për MCN TV.

Morët përgjigje? “Para së gjithash është ndeshje kampionati, ku për ne kishte rëndësi të mos humbnim. Loja e ekipit ishte e mirë në pjesën e parë, krijuam raste. Dhe në të dytën. Për ne me rëndësi të mos humbnim”.

Çfarë ndodhi në pjesën e dytë? “Këshillat dhe në pushim ishin të njëjta. Si në pjesën e parë, duhet të vazhdonim me atë ritëm, mos ta lejonim kundërshtarin të vinte afër golit. Deri diku mendoj e arritëm. Krijuam rastin me Çobën, ndoshta dhe lëvizja, kryqëzimi, ku sulmohen hapësirat na mungonte nga mesfushorët”.

Mos jeni kondicionuar, që barazimi ju leverdiste? “Për ne me rëndësi të mos e humbnim. Vendi i parë dhe dytë kanë përparësi në “Final 4”. Luajtëm kundër rivalëve direkt për vendin e dytë. Ishim më të kujdesshëm në pjesën e dytë”.

Gjendja e Smajlit? “Nuk ishte 100% i gatshëm, nuk donim të rrezikonim në këtë lojë”.

Mendoni se jeni maksimalisht për titullin kampion? “Ka dhe 6 ndeshje, mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të luajmë të 6 ndeshjet në këtë ritëm sepse janë 18 pikë në pikëpyetje. Nuk është koha për të menduar a do jemi kampion apo jo. Sigurisht që vetvetiu nëse luajmë në ‘Final 4’, hapet dera për kampion”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga