Teuta do të luajë në shtëpi ndaj Flamurtarit, takim i vlefshëm ky për javën e 26-të të kampionatit. Kjo përballje do të zhvillohet ditën e shtunë në “Niko Dovana” në orën 19:30.
Vendasit do të kërkojnë fitoren e 3-të rresht në kampionat dhe në shtëpi nuk duar kurrsesi hapa “fals”. Për të arritur këtë drejtuesit kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.
Klubi nëpërmjet një postimi u ka bërë thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër dhe të përkrahin ekipin e tyre të zemrës.
“Shpërndaje që ta marrin vesh të gjithë!
Të shtunën, në 19:30, Durrësi ndizet!
Luajmë në shtëpi ndaj Flamurtarit, dhe tribuna duhet të jetë E MBUSHUR PLOT! Çdo durrsak, çdo brohoritje, çdo duartrokitje ka rëndësi kjo është ndeshja ku tregojmë se qyteti është një me ekipin! ????
Merre një shok, një familjar, një mik dhe ejani në stadium! Të bëjmë atmosferë, të japim zemër, të shtyjmë ekipin drejt një tjetër fitoreje!”, shkruhet në postimin e durrsakëve.
View this post on Instagram
