Orges Shehi ditën e nesërme do të debutojë te Tiranë në aventurën e tij të dytë si trajner i bardhebluve. Kryeqytetasit do të luajnë në transfertë ndaj Vllaznisë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.
Në orën 19:00 ekipet zbresin në fushë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores. Një sfidë e cila luhet për kahe të kundërta në klasifkim. Shkodranët duan të blindojnë kreun, ndërsa kryeqytetasit të marrin pikët “jetike” për mbijetesën.
Pikërisht për këtë Shehi kërkon të debutojë me fitore dhe të rikthejë bardheblutë te rezultatet pozitive në kampionat. Padiskutim nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi përballë do të gjejë një nga “makthet” më të mëdha të Tiranës.
Dhe bëhet djalë pikërisht për Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran ka Tiranën si “kafshatën” e preferuar, pasi në 10 përballje ku ka luajtur kundër tyre, ka arritur t’iu shënojë plot 8 gola. Shehi do të shpresojë të mos ketë një fat të tillë dhe të mund të triumfojë ndaj kuqebluve.
