Emocionet e Klasikjes së Shqipërisë kanë nisur prej ditësh të “kaplojnë” tifozët, me sfidën që do të luhet ditën e premte. Vllaznia pret në “Loro Boriçi” ekipin e Tiranës dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores në javën e 26-të të kampionatit.
Për këtë supersfidë të Superiores, klubi shkodranë ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre.
Çmimet e bieltave variojnë nga 200 lekë deri në 1500 lekë në tribunën VIP. Ndërkohë të gjithë tifozët e interesuar për të ndjekur këtë përballje nga shkallët e stadiumit, biletat mund t’i sigurojnë në biletarinë e stadiumit “Loro Boriçi”, në Market Vllaznia dhe nga Dyqani Universal, por edhe online.
Ndërkohë vlen të theksohet se të githë nxënësit e shkollave në Shkodër do të kenë hyrjen falas për të parë Klasiken e Shqipërisë.
