Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta “mbretëreshë” në fushë, durrsakët i "fusin frikën" Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta “mbretëreshë” në fushë, durrsakët i
Teuta - Flamurtari

Teuta dhe Flamurtari do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 19:30.

Një duel që pritet të jetë interesant, pasi vlonjatët e kanë “jetë a vdekje”, duke ditur që janë në vendin e fundit. Por s’do ta kenë aspak të lehtë, kjo edhe për shkak të së shkuarës.

Në 39 ndeshjet e fundit, Flamurtari ka fituar vetëm 9 prej tyre. Në krahun tjetër, durrsakët kanë triumfuar plot 16 herë, ndërsa 14 ndeshje kanë përfunduar në barazim, duke bërë që Teuta të jetë favorite për duelin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu