Vllaznia ka vizituar shkollën “Ndre Mjeda” në 40-vjetorin e saj. Një vizitë e cila ka surprizuar të gjithë nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle.
Edi Martini ishte pjesë e kësaj vizite, teksa ka zbuluar me shumë nostalgji se ka qenë nxënës i kësaj shkolle. Gjithashtu bëri të ditur se bashkë me klubin kanë vendosur që hyrja e nxënësve të të gjitha shkollave do të jetë falas ditën e premte në “Loro Boriçi”. Një dhuratë kjo për të parë nga afër Klasiken e Shqipërisë ndaj Tiranës në orën 19:00.
Ndër të tjera ka nënvizuar se mezi pret ditën që Vllaznia të shpallet kampione dhe bashkë me lojtarët të gëzojnë çdo familje dhe të gjithë qytetin.
“Kur është hapur kjo shkollë unë kam qenë 10-vjeç. Kam qenë ndër nxënësit e parë që kam ardhur. Jam krenar që kam dalë nga kjo shkollë. Edhe fmit e mi kanë mbarur shkollën këtu, por edhe nusjam ime sot është mësuese këtu. Kështu që detyimi është shumë më i madh. Kjo shkollë më ka formuar si njeri, por edhje si sportistë. Kam patur shumë kampionë këtu si Skënder Osmani, Rasim Kraja dhe Millan Vaso. Të 3 kanë qenë kampionë. Edhe pse nuk jetojnë më, dua ti falenderoj nga zemra, nga ana ime, e lojtarëve dhe presidentit Xhaferi, Hyrja e të gjithë nxënësve ditën e premte që kemi ndeshjen me Tiranën është falas për të gjitha shkollat.
E di çfarë është Vllaznia për këta, për familjet e tyre dhe në do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur asaj dite që bashkë me këta djem të mrekullueshëm që kam në krah, të jemi kampionë dhe të gëzojmë shtëpitë tona, t;iu gëzojmë ju dhe të gjithë qytetin”, ka theksuar Edi Martini.

