Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kombëtarja U17 “fiket” në shtëpi, vajzat kuqezi mposhten me “poker” golash nga Andorra

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja U17 “fiket” në shtëpi, vajzat kuqezi
Kombëtarja U-17 për vajza

Kombëtarja U-17 për vajza zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë, kundër Andorrës.

Takimi i luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren 0-4 të skuadrës mike, të cilat shënuan tre gola në pjesën e parë dhe një gol në fraksionin e dytë.  Në minutën e 38-të skuadra kuqezi mbeti me 10 lojtare pas daljes me karton të kuq të Marina Rushaj.

Trajnerja Cyme Lulaj hodhi në fushë këtë formacion: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Reiana Jahelezi, Marina Rushaj (C), Besiana Gola, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Andrea Klleci, Emi Maksuti, Tuhana Cifliku dhe Kejsi Demiraj.

Pavarësisht rezultatit, vajzat e drejtuara nga trajnerja Lulaj dhanë maksimumin deri në fund të sfidës.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë më 4 mars, në orën 14:00, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”, përballë Izraelit. Ndërkohë, më 1 mars do të zhvillohet sfida mes Izraelit dhe Andorrës, po në të njëjtin vend.

Poll

Lexo gjithashtu