Alban Bushi
Kombëtarja shqiptare U21 do të përballet sot me Italinë U21, në kuadër të një miqësoreje. Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Comunale Omero Tognon”, do të nisë në orën 18:15.
Tashmë, trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka vendosur edhe për lojtarët që do të hedhë në fushë prej minutës së parë. Më poshtë do të njiheni me titullarët e Shqipërisë.
Kështu, bien në sy disa emra nga futbolli shqiptar. Arlind Kurti i Laçit do të jetë në mbrojtje, së bashku me Fabjan Përndrecën e Bylisit. Ndërsa sulmuesi i Partizanit, Rrok Toma dhe ai i Vllaznisë, Kevin Dodaj udhëheqin sulmin.
Poll
