Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Europiani 2027 në Shqipëri, FSHF ndan PAMJET nga punimet në stadiumin "Air Albania" ku do të zhvillohen ndeshjet

Shkruar nga NEWSPORT
Europiani 2027 në Shqipëri, FSHF ndan PAMJET nga punimet në
Stadiumi "Air Albania"

Federata e Futbollit ka nisur punimet në stadiumin “Air Albania”, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që vjen në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027, ku Shqipëria është një nga dy vendet organizatatore.

Ndërhyrja parashikon përmirësimin e bazamentit të fushës dhe vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për modernizimin e infrastrukturës sportive në vend dhe garantimin e kushteve optimale për organizimin e aktiviteteve të mëdha futbollistike. Përmirësimi i terrenit të stadiumit kombëtar do të sigurojë një cilësi edhe më të lartë loje për ekipet pjesëmarrëse dhe një eksperiencë më të mirë për tifozët.

Mikpritja e UEFA EURO U-21 2027 përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër, FSHF po vijon punën për plotësimin e të gjitha kërkesave organizative dhe infrastrukturore të vendosura nga UEFA.

Punimet në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohen sipas planit të parashikuar, me synimin që impianti të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur ndeshjet e këtij kompeticioni prestigjioz europian.

Poll

Lexo gjithashtu