Një nga ndeshjet më të rëndësishme në futbollin shqiptar është edhe Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriëi” në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 26-të të Superiores.
Në prag të kësaj përballjeje në konferencën për shtyp përveç Klinti Qatos ka folur edhe Lirim Kastrati. Ky i fundit shprehet se ekipi është gati për duelin e ditës së nesërme, ndërsa nënvizon se më shumë se sa arritjet individuale ka rëndësi suksesi i ekipit.
“E kemi studiuar mirë kundërshtarin, jemi gati të gjithë për ndeshjen e nesërme. Gabimet që bëmë në Ballsh, nuk do ti bëjmë nesër. 3 pikët duam ti lemë në Shkodër. Tirana nuk do të ndryshojë shumë në sistemin e lojës, e rëndësishme është që ne të jemi gati dhe ta vazhdojmë me synimin tonë. I lusim tifozët shkodranë të vijnë sa më shumë nesër, për ne lojtarët është thjesht ndeshja e radhës.
Ky është futbolli që nuk luhet vetëm në letër, edhe Dinamo ska fituar asnjë ndeshje me Bylisin, nesër ne do marrim 3 pikët. Ishalla na ecën ashtu siç na ka ecur deri tani, unë jap maksimumin, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Synimi im është të shënoj ndaj çdo skuadre dhe jo vetëm ndaj Tiranës, por nesër e rëndësishme është fitorja dhe jo kush shënon”, ka theksuar Kastrati.
