Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pa fitore prej thuajse 1 viti, Egnatia bëhet “macja e zezë” e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Pa fitore prej thuajse 1 viti, Egnatia bëhet “macja e
Partizani - Egnatia

Partizani – Egnatia është një nga supersfidat e javës së 26-të të kampionatit, përballje kjo që dot ë luhet ditën e shtunë në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 16:30. Takim shumë i rëndësishëm ky për objektivat e skuadrave.

Rrogozhinasit tentojnë kreun, ndërsa “Demat” duan vendin e 4-të, pozicion që të siguron “Final – Four”. Një sfidë e luftuar mes ekipeve që kanë si detyrim vetëm fitoren.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipin e Oltijon Kërnajës, pasi kampionët në fuqi janë bërë si “macja e zezë” për ta. Kjo pasi në kampionat të kuqve u mungon fitorja ndaj rrogozhinasve prej thuajse 1 viti.

Saktësisht fitorja e fundit që Partizani ka marrë ndaj Egnatias është në maj të vitit të kaluar, ku “Demat” triumfonin 1-0. Ndërkohë në 4 duelet e tjera në kampionat që janë luajtur pas kësaj sfide kanë përfunduar 2 në barazim dhe 1 në favor të ekipit të Edlir Tetovës.

Poll

Lexo gjithashtu