Teuta – Flamurtari është ndeshja e fundit e javës së 26-të që do të luhet ditën e shtunë. Takim i cili do të zhvillohet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 19:30.
Një takim i cili padiskutim merr vëmendjen e tifozëve edhe për shkak të pozicionit të ekipeve në tabelën e klasifikimit. Durrsakët e shohin veten në vendin e 6-të me 33 pikë, 3 më pak se Dinamo e Partizani, me “Djemtë e Detit” që shikojnë nga “Final- Four”.
Ndërkohë nga krahu tjetër vlonjatët janë të fundit në klasifikimmme vetëm 20 pikë. Kjo përballje është edhe një sfidë mes Enkeleid Dobit dhe Francesco Morieros.
Por në 2 përballjet direkte mes tyre, Dobi ka arritur të fitojë 1 dhe të barazojë në një tjetër duel. Ndërkohë timonieri i kuqezinjve ende nuk e njeh shijen e fitores përballë rivalit të tij, Dobit.
