Vora - Dinamo
Vora dhe Dinamo do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, do të nisë në orën 13:30.
Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, pasi dinamovitët kërkojnë fitoren e parë në kampionat për vitin 2026. Megjithatë kjo mund të vijë pikërisht në Vorë, marrë parasysh statistikat.
Në 6 ndeshje të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve, Dinamo ka fituar plot 5 prej tyre. Në krahun tjetër, vorakët kanë fituar vetëm 1 herë, duke krijuar trajtën e “makthit” prej dinamovitëve.
Poll
