Vllaznia- Tirana nga sezoni i kaluar
Klasikja Vllaznia – Tirana ka filluar të “ndizet”, teksa do të zhvillohet të premten në orën 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”, java e 26-të. Në një postim të radhës në rrjetet sociale, klubi shkodran ka shpërndarë videon e ndeshjes nga 27 maji i vitit 2017-të.
Dueli në fjalë u mbyll pa gola, ndërsa Tirana ra nga elita e futbollit shqiptar. Për skuadrën bardheblu, precedenti në fjalë është më i vështiri në historinë e tyre.
Këtë sezon, kuqeblutë janë krye të Superiores me 48 pikë pas 25 javësh, kurse Tirana “noton në ujëra të trubullta”, 21 pikë, pozita e parafundit në tabelë.
View this post on Instagram
Poll
