Ish-trajneri Redi Jupi, në pozitën e specialistit të futbollit ka “skanuar” garën për vendin e 4-të në Superiore, aty ku ka një rivalitet mes Dinamos, Partizanit dhe Teutës:
“Në fakt ajo që po bën Partizani dhe Teuta gjatë javë të fundit, sidomos Partizani, tregojnë dobësitë e Dinamos. Të gjithë menduam se katër vendet e para në Superiore do të ishin të garantuar, bazuar ecurisë mes Vllaznisë, Elbasanit, Egntias dhe Dinamos.
Fillimisht dukej shumë larg që rivalit t’i afroheshin. Partizani dhe Teuta kanë bërë mirë sa për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes. Ama dobësia e Dinamos, se si ata kanë luajtur nga dhjetori i vitit të kaluar e deri tani, ia ka rritur vlerat Partizanit dhe Teutës.
Të jem realist, Partizani dhe Teuta kanë bërë kampionat mediokër me shumë ulje-ngritje. Nëse Dinamo do ishte me ritmin e Elbasanit, ekipi i kuq apo durrskët do të ishin 10-12 pikë mbrapa vendit të 4-të”.
